Hotel Dukagjini gjendet në qendër të Pejës njërën anë të së cilën e përshkon rrjedha e Lumit të Bardhë sipërfaqja e përgjithshme e këtij ujëmbledhësi deri te gryka e lumit të Drinit të Bardhë është 483 km². Gryka e Rugovës është e njohur për peisazhet e saj më të bukura, është edhe kanioni i Rugovës ose përndryshe siç quhet “Gryka e Rugovës”(rreth 6 km kanion tipik) duke filluar 3 km larg Pejës deri në kilometrin e 9-të ku dhe ngadal fillon të hapet.

Një ambient i ngrohtë dhe i veçantë për mikëpritjen e musafirëve, hapësira komode për biseda, pritjën e musafirëve dhe takimeve. Ne ju dhurojmë mikëpritjen më të veçantë në qytetin tonë.

Arkitektura

Përveq pozitës gjeografike shumë të përshtatshme që e pasuron hotelin, tek ne është karakteristike edhe arkitektura e veçantë që ndërthurë me elegancë antikën dhe modernen. Hoteli me pamje të jashtme ka një pamje tipike antike dhe për brenda është i pajisur me teknologjinë e fundit dhe ofron të gjitha kushtet për një akomodim sa më të mirë për
ju përfshirë parkingun dhe restaurantet për ta plotësuar kërkesën tuaj.

Përshtypjet e klientëve për hotelin tonëLIBRI I PËRSHTYPJEVE