Suita presidenciale e dizajnuar me stil glamuroz dhe e tëra në ngjyrë të bardhë që ju ofron kushte tipike presidenciale për qëndrim të rehatëshem përplot komoditet dhe qetësi.

Dhomat është e izoluar mirë dhe menjanojn zhurmat që vijnë nga jasht dhe nga brenda hotelit. Gjithashtu është e pajisur me teknologjinë e fundit që ju ofron edhe sigurinë tuaj gjatë qëndrimit duke përfshirë: SOS alarm në banjo, senzor kundër zjarrit, kunder ujit sistem të menaxhimit të klimës dhe mbikqyrje nga stafi teknik i hotelit.

Disa arsye pse ta rezervoni suiten Presidenciale

Përveq se ju do të jeni të akomoduar në zemër të qytetit të Pejës dhe komoditetit që ju ofron dhoma Presidenciale vlenë të theksohet se planimetria e dhomës Presidenciale nuk është ndryshuar qysh nga ndërtimi i saj që është bërë ekskluzivisht për presidentin e ish-Jugosllavisë Josip Broz “TITO”. Kurse në këtë dhomë ju gjeni edhe: terasë me pamje nga gryka e Rugovës që do të ju bëjnë të reflektoni pozitivitet që nga mëngjesi

Akomodimi në dhomë përfshinë edhe: Mëngjesin si dhe shfrytëzimin e plotë të SPA qendrës (pishina, gjakuzi, sauna, hamam dhe fitness.)

Karakteristikat e dhomes

  • Telefoni lokale dhe internacional
  • 120 kanale televizive
  • 32″ Televizion LED
  • 100% Dhomë e ndaluar nga duhani
  • 16-Orë Shërbimi ushqimit në dhomë
  • Minibar

Pajisjet në dhomë

  • Kasafortë
  • Shërbimi i pastrimit
  • Tharëse flokësh
  • Kondicioner i përbashkët (I menaxhueshëm)
  • Qasje internetit të shpejtë me kabllo
  • Qasje internetit të shpejtë Wi-FI (wireless)
  • Garderober
  • 2 Toalete

JU PËRSHTATE KËRKESAVE TUAJA?REZERVO DHOMEN

Përmes rezervimit  të dhomes online ne ju sigurojmë qëndrimin tuaj në hotelin tonë dhe ju kursejmë kohen, gjithashtu sigurojmë të gjitha informacionet rreth qëndrimit tuaj dhe numrit të personave.